E moshuara rrëfen jetën në diktaturë:Nuk mund të kishe një mendim tëndin, nëse kundërshtoje, ishe armik i popullit
Pensionistja Verdiana Nako ishte e ftuar në emisionin “Epiqendër” të gazetares Sonila Musai, ku u diskutua mbi emancipimin, mënyrën moderne të jetesës dhe ndryshimet mes brezave ndër vite.
Gjatë bisedës në studio, Nako ndau kujtime nga periudha e diktaturës, duke treguar se si edukimi dhe fryma kolektive ndikonte në jetën e përditshme të njerëzve.
Në diskutim ndërhyri edhe psikologia Eksena Qirici, e cila ngriti pyetjen nëse në atë periudhë njerëzit kishin mundësi të shprehnin mendimin e tyre personal.
“E pyeta për mendimin e saj, pra a kishe ti një qëndrim personal tëndin? Dhe zonja m’u përgjigj: ‘Si t’u përgjigjesha? Në qoftë se nuk e zbatoje atë, ishe armiku i popullit’”, tha Qirici gjatë emisionit.
Nga ana e saj, Verdiana Nako theksoi se në atë kohë ishte e pamundur të kundërshtoje autoritetin apo të shprehje hapur bindjet personale.“Nuk mund të kishe dot një mendim tëndin. Nuk mund të kundërshtoje”, u shpreh ajo.

