Kukaviqi: Nga çdo brez duhet të marrim diçka për të mësuar

Studentja Tea Kukaviqi ishte e ftuar në emisionin “Epiqendër” të gazetares Sonila Musai, ku u diskutua mbi emancipimin, stilin modern të jetesës dhe ndryshimet mes brezave ndër vite.

Gjatë fjalës së saj, Tea u shpreh se përplasjet mes brezave nuk duhet të jenë mënyra se si shoqëria ecën përpara, por sipas saj, më e rëndësishme është mirëkuptimi dhe komunikimi.

“Nga çdo brez, nuk duhet ta luftojmë dhe të përplasemi mes tyre, por duhet ta kuptojmë shumë njëri-tjetrin dhe duhet ta dëgjojmë shumë, sepse çdo brez ka mangësitë, përparësitë, të mirat, avantazhet dhe disavantazhet e veta. Ne duhet të marrim sa më shumë prej tyre që të mësojmë”, u shpreh ajo.

Diskutimi në studio u fokusua te mënyra se si kanë ndryshuar mentalitetet dhe jetesa moderne, ndërsa Tea theksoi rëndësinë e bashkëpunimit dhe respektit mes brezave për një shoqëri më të zhvilluar dhe më të hapur.