Kukaviqi: Brezi ynë ka frikë të jetojë i palumtur
Nga Sonila Musai Përditësimi i fundit 14 Maj 2026, 19:56
Studentja Tea Kukaviqi ishte e ftuar në emisionin “Epiqendër” të gazetares Sonila Musai, ku u diskutua mbi emancipimin, jetesën moderne dhe ndryshimet që kanë pësuar brezat ndër vite.
Gjatë bisedës në studio, e reja ndau mendimin e saj mbi sfidat që përjeton brezi i sotëm, duke theksuar se frika më e madhe nuk lidhet më me varfërinë apo mungesën e dijes, por me pasigurinë për të gjetur lumturinë dhe kuptimin e jetës.
Sipas saj, kjo pasiguri shpesh i çon të rinjtë drejt një jete të palumtur dhe të paqartë për të ardhmen.
