Qirici: Kalimi nga mendimi kolektiv te ai individual ka krijuar sfida mes brezave
Nga Sonila Musai Përditësimi i fundit 14 Maj 2026, 19:53
Psikologia Eksena Qirici ishte e ftuar në emisionin “Epiqendër” të gazetares Sonila Musai, ku u diskutua mbi emancipimin, mënyrën moderne të jetesës dhe ndryshimet që kanë ndodhur ndër vite mes brezave.
Gjatë bisedës, Qirici u ndal te transformimi i mentalitetit shoqëror, duke theksuar se brezat e mëparshëm janë rritur me frymën e kolektivitetit, ndërsa sot dominon më shumë mendimi individual.
Psikologia shpjegoi se më herët mendimi individual ishte i mohuar, ndërsa sot individi është më i lirë të njohë dhe të shprehë veten, emocionet dhe mënyrën e të menduarit.
