Trump dhe Xi bien dakord: Ngushtica e Hormuzit duhet të mbetet e hapur për rrjedhën globale të energjisë

Presidenti i SHBA-së Donald Trump dhe presidenti i Kinës Xi Jinping kanë rënë dakord që Ngushtica e Hormuzit duhet të mbetet e hapur, sipas një deklarate të Shtëpisë së Bardhë, pas një takimi mes tyre në Pekin.

Në deklaratë thuhet se të dyja palët janë të një mendimi që kjo rrugë detare duhet të mbetet e hapur për të siguruar qarkullimin e lirë të energjisë në tregjet botërore.

Dy liderët kanë diskutuar edhe për çështje të tjera, përfshirë ndalimin e rrjedhës së kimikateve që lidhen me prodhimin e fentanilit drejt SHBA-së, si dhe rritjen e blerjeve kineze të produkteve bujqësore amerikane.

Në përmbledhjen e takimit nga Shtëpia e Bardhë nuk është përmendur çështja e Tajvanit, ndërsa takimi është vlerësuar si pozitiv.

Gjithashtu është bërë e ditur se të dy vendet kanë rënë dakord se Irani nuk duhet të pajiset kurrë me armë bërthamore, në një kohë kur SHBA po zhvillon bisedime për një marrëveshje të re me Teheranin.