Më shumë se 80 vjet pas fundosjes, anija luftarake ende po derdh naftë në oqean
Më shumë se tetë dekada pas sulmit në Pearl Harbor, karburanti i bllokuar në rezervuarë ende po del ngadalë nga rrënojat.
Mbetjet e anijes USS Arizona janë sot një nga vendet më të famshme të përkujtimit të Luftës së Dytë Botërore në SHBA.
Anija u mbyt më 7 dhjetor 1941 me 5,000 ton naftë në rezervuarët e saj gjatë sulmit japonez në Pearl Harbor. Kjo naftë ka rrjedhur ngadalë për 84 vjet dhe rezervuarët janë ende gjysmë të mbushur, sipas Science Focus .Dhe më shumë se tetë dekada më vonë, karburanti i bllokuar në rezervuarë ende po del ngadalë nga rrënojat. Për shkak të gjurmëve të holla të naftës që ende mund të shihen në sipërfaqen e ujit, vendasit e quajnë këtë fenomen "lotët e zinj të Arizonës".
Ekspertët vlerësojnë se në anije ka ende qindra mijëra litra karburant. Pavarësisht kësaj, autoritetet amerikane në përgjithësi shmangin ndërhyrjet e mëdha në rrënojat e anijes, në mënyrë që të mos dëmtojnë memorialin e luftës dhe varrin e marinarëve që mbetën të bllokuar në anije.
Derdhja më e madhe e naftës në planet nuk u shkaktua nga njeriu dhe gjatë 500,000 viteve të fundit ajo ka lëshuar rreth 17 ton naftë në det çdo ditë.
Edhe pse është derdhja më e gjatë e naftës e shkaktuar nga njeriu, ajo është pakrahasueshëm më e vogël në vëllim dhe kohëzgjatje sesa rrjedhja natyrore e naftës nga fusha Coal Oil Point, pranë brigjeve të Kalifornisë.
Kjo rrjedhje natyrore nga një fushë nafte nënujore lëshon rreth 17 ton naftë në det çdo ditë dhe ka qenë aktive për të paktën gjysmë milioni vjet.
