ITALIA DO RINISË ENERGJINË BËRTHAMORE/ Meloni: Votimi brenda verës, të krijojmë pavarësi

Prodhimi i energjisë bërthamore shihet nga qeveria italiane si mundësia më e mirë për të shmangur ndikimin e krizave gjeopolitike në ekonominë e vendit. Kryeministrja Meloni ka bërë të ditur se votimi i nismës do të realizohet brenda verës ku kërkoi dhe mbështtjen e opozitës

Italia do të rikthejë programin bërthamor brenda këtij viti. Kryeministrja Georgia meloni në përballjen në senat deklaroi se shpejt do të paraqitet për mitatim projektligji për të rritur prodhimin e energjisë. Shkak për propozimin ajo dha situatën ndërkombëtare që e konsideroi komplekse dhe ku tensionet gjeopolitike po ndikojnë gjithnjë e më shumë duke shkaktuar kosto tek familjet italiane.

“Ndër çështjet e hapura "është çështja e energjisë, për të cilën qeveria ka punuar që nga fillimi ", tha kryeministrja italiane, e cila bëri të ditur dhe se kur drafti do të kalojë për votim.

"Dua të shfrytëzoj këtë rast për të thënë se ligji mundësues do të miratohet deri në verë dhe dekretet zbatuese do të miratohen për të krijuar kuadrin ligjor të nevojshëm për rifillimin e prodhimit të energjisë bërthamore në Itali", tha ajo.

Kujtojmë që italianët e kanë refuzuar energjinë bërthamore në dy referendume, në vitin 1987 dhe 2011.

Centralet bërthamore të Italisë u mbyllën që në votimin e parë që ndodhi pas katastrofës së Çernobilit ndaj dhe prodhimi i energjisë pushoi disa vite më vonë.

Sa i përket situatës në lindjen e mesme italia do të shqyrtojë mundësinë për nisjen e dy anijeve minakërkuese në ngushticë, por kjo do të ndodhë vetëm pasi BE të miratojë një mision të tillë.

Në seancë nuk mungoi as debati për situatën ekonomike ku opozita qeverinë. Në përgjigje meloni solli në vëmendje reformën tatimore, uljen e normave të tatimit mbi të ardhurat personale, uljen e tatimeve etj