KUJDES! PAMJE TË RËNDA! Sami Lushtaku sulmon kryetarin e VV-së në Skënderaj, përfundon në spital! VV publikon fotografi të Hysni Mehanit të pë*gjakur (FOTO+VIDEO)
Kryetari i Komunës së Skënderajt nga PDK, Sami Lushtaku, ka sulmuar fizikisht kryetarin e VV-së në këtë komunë, Hysni Mehani.
Kështu kanë bërë të ditur burimet për median në Kosovë. Ngjarja ka ndodhur në një kafe në qendër të qytetit.
Mehani ka kërkuar ndihmë mjekësore.
REAGON VV-ja

Ditën e sotme në Skënderaj është raportuar një incident i dhunshëm mes përfaqësuesve politikë lokalë, ku Lëvizja Vetëvendosje ka deklaruar se është sulmuar fizikisht zëvendësministri dhe kryetari i saj në këtë komunë, Hysni Mehani.
Sipas reagimit zyrtar të Vetëvendosjes, ngjarja ka ndodhur në një kafene në qendër të Skënderajt, ku Mehani ishte i pranishëm së bashku me deputeten Arjeta Fejza dhe disa aktivistë të partisë. VV pretendon se ai është sulmuar nga kryetari i Komunës së Skënderajt, Sami Lushtaku, si dhe persona që e shoqëronin atë.
Në deklaratë thuhet se Mehani fillimisht është goditur me grusht, ndërsa më pas edhe me një objekt të fortë në kokë. Po ashtu, VV shprehet se gjatë përpjekjes për të ndërhyrë, është sulmuar edhe një tjetër zyrtar i tyre, Bahri Zabeli, i cili ka pësuar lëndime.
Sipas të njëjtit reagim, Mehani është duke marrë trajtim mjekësor pas incidentit. Lëvizja Vetëvendosje e ka dënuar ashpër ngjarjen dhe ka kërkuar nga institucionet e rendit dhe drejtësisë që të hetojnë rastin urgjentisht dhe të ndërmarrin veprimet ligjore përkatëse. Po ashtu, është kërkuar edhe reagim nga Partia Demokratike e Kosovës.
Reagimi i plotë:
Sot, në kafeterinë “Solo” në qendër të Skenderajt, është sulmuar brutalisht nga Kryetari i Komunës së Skënderajt Sami Lushtaku dhe truprojat e tij, zëvendësministri i Ministrisë së Financave, kandidati për deputet dhe Kryetari i Qendrës së LVV-së në Skënderaj, Hysni Mehani. Ky sulm fizik ndodhi në kohën kur z. Mehani ishte duke pirë kafe me deputeten Arjeta Fejza dhe aktivistë të LVV-së.

Fillimisht, Hysni Mehani është goditur me grusht, ndërsa më pas edhe me gotë në kokë. Pas përpjekjes së Sekretari të Qendrës, Bahri Zabeli për të parandaluar përshkallëzimin është sulmuar dhunshëm nga shoqëruesit e Sami Lushtakut edhe ai duke pësuar goditje të rënda. Hysni Mehani aktualisht është duke marrë trajtim mjekësor.
Ky sulm fizik bandistesk tregon qartë për se këta njerëz nuk e kanë vendin në udhëheqje të institucione publike qendrore e lokale. Kërkojmë nga organet kompetente të trajtojnë rastin me urgjencë dhe ndërmarrin veprimet e nevojshme ligjore ndaj përgjegjësve. Po ashtu, kërkojmë nga Partia Demokratike e Kosovës dënimin e këtij akti.
Lëvizja VETËVENDOSJE! dënon ashpër këtë sulm fizik, por njëkohësisht u tregon gjithë këtyre se nuk mund ta trembin as ta frikësojnë asnjë aktivistë të Lëvizjes VETËVENDOSJE! e qytetar të Republikës.
VIDEO - ME POSHTE PAMJET E SULMIT

