Mitsotakis: Greqia nuk do të jetë më vendi më borxhli në Evropë

Deri në fund të vitit, Greqia ndoshta nuk do të jetë më vendi më i borxhli në Evropë”, tha kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis.

“Ruajtja e stabilitetit fiskal është trashëgimia më e madhe politike dhe ekonomike e kësaj qeverie”, shtoi ai, duke folur në një aktivitet në Athinë mbi tranzicionin energjetik, të organizuar nga Financial Times në bashkëpunim me Kathimerini.

Kryeministri shpjegoi se, pas mbylljes së Ngushticës së Hormuzit, Greqia po përgatitet për pasoja të mundshme ekonomike, duke përfshirë “një rritje të ndjeshme të inflacionit” dhe norma më të ulëta të rritjes, por theksoi se vendi ka fleksibilitet më të madh fiskal sesa në krizat e kaluara, pasi po gjeneron një suficit primar buxhetor.

Të hënën e kaluar, zëdhënësi i qeverisë greke Pavlos Marinakis njoftoi se ”’Greqia do të vazhdojë, muajin tjetër, me shlyerjen e parakohshme të 6.9 miliardë eurove në kredi shpëtimi të marra nga vendet evropiane gjatë krizës financiare”.

Falë kësaj, shtoi zëdhënësi, “borxhi publik duhet të ulet më tej në rreth 130% të borxhit të PBB-së në vitin 2027”, sipas vlerësimeve të Ministrisë së Financave.