ECDC: Hantavirus nuk ka pësuar mutacion, po sillet si zakonisht

Virusi i Andes është i vetmi anëtar i familjes së hantaviruseve që transmetohet nga një person në tjetrin deklaroi Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC).

”Viruset mund të pësojnë mutacion me kalimin e kohës, por aktualisht nuk ka arsye të besohet se ky virus ka pësuar mutacion për t’u bërë më i transmetueshëm”, shton ECDC.

”Ajo që po vëzhgojmë, si epidemiologjikisht ashtu edhe mikrobiologjikisht, sugjeron që virusi po sillet si zakonisht”, deklaron Andreas Hoefer, një ekspert në mikrobiologji dhe epidemiologji molekulare, gjatë një konference për shtyp nga Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC).