Pronari i ri i Washington Post, themeluesi i amazon.com

Themeluesi i faqes së internetit, amazon.com, Jeff Bezos do ta blejë gazetën amerikane, Washington Post, dhe disa gazeta të tjera për një shumë që raportohet se arrin 250 milionë dollarë.Lajmi është bërë i ditur nga Washington Post Co. të hënën.Bezos është duke e blerë gazetën si individ dhe se amazon.com nuk është e përfshirë.Udhëheqësi i “Washington Postit”, Donald Graham ka thënë se “Jeff Bezos është i provuar si gjeni i teknologjisë dhe biznesit duke e bërë atë një pronar unik të gazetës.Përmes një deklarate, Bezos ka thënë se ai e kupton rolin kritik të gazetës në Washington dhe ka thënë se vlerat e saj nuk do të ndryshojnë.