Marku për rastin e Korçës: Nëse vërtetet duhet të shërbejë si alarm për sistemin shëndetësor

E ftuar në emisionin “Epiqendër” të gazetares Sonila Musai, avokatja Aurora Marku komentoi rastin e bujshëm në spitalin e Korçës, ku një mjek 72-vjeçar akuzohet për ngacmim ndaj një pacienteje 21-vjeçare.

Gjatë intervistës, Marku u shpreh se nëse akuzat rezultojnë të vërteta, ngjarja është tepër e rëndë dhe duhet të shërbejë si alarm për sistemin shëndetësor.

Sipas avokates, raste të tilla nuk duhet të injorohen, pasi mund të ekzistojnë edhe raste të tjera abuzimi nga persona që ushtrojnë profesionin e mjekut.

Ajo përmendi jo vetëm fenomenin e ryshfetit, por edhe rastet e ngacmimeve që, sipas saj, janë raportuar herë pas here.

Avokatja theksoi se raste të tilla duhet të jenë sa më të rralla dhe të trajtohen me seriozitet maksimal, pasi ndikojnë drejtpërdrejt tek besimi i qytetarëve ndaj sistemit shëndetësor dhe figurës së mjekut.