Si rekrutuam miss-in e 1946-ës si agjente të Shqipërisë, fati tronditës i saj

Koloneli Hajro Limaj ishte i ftuari i kësaj të martë në studion e emisionit “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj.

Ai rrëfeu historinë e  Miss-it që u bë agjente zbulimi dhe fatin e saj tragjik, e cila pasi u zbulua, u përjashtua nga ushtria dhe mbeti pa asnjë mbështetje.

“Në 1979, në prill, ne na thirri Mehmet Shehu, kryeministër i asaj kohe. Mehmet Shehu ka qenë gjigand, kuadri më i aftë që ka patur shteti shqiptar në ato kohëra, i cili drejtoi zhvillimin ekonomik dhe mbrojtjen e atdheut në mënyrë të shkëlqyer.

Ishte më i arsimuari nga të tjerët dhe ishte tepër burrëror dhe i prerë. Pa miratimin e qendrës që ta bësh agjente nuk bën dot asnjë hap. E thirrën në Rinas dhe drejtori i Zbulimit e pyeti “pse ke zgjedhur këtë femër? Se është më e bukura?”

Thotë “e kam zgjedhur se me bukurinë e saj, do thithë informacionin që dua unë.” E miratuan. Dhe ai mori nga ajo informacione për anije ushtarake të të gjithë bazave dhe planin e stërvitjeve që do bënte SHBA-ja në Mesdhe.

Vitin e pestë kërkoi të kthehej në Shqipëri. se e pa që po ndiqej nga kundërzbulimi, këta e vonuan dhe atë e arrestuan. U kthye në Shqipëri, u përjashtua nga zbulimi,  nga ushtria dhe u hodh në rrugë.

Kur u arrestua Teme Sejkoja, në gjyq e pyetën “Pse dogje zbuluesin 007 të Enver Hoxhës?” dhe ai tha “Ne menduam se ashtu siç e ka rekrutuar ky atë demër, e ka rekretuar dhe ajo atë”, tha Limaj. /Vizion Plus