Avokatja Marku pë rastin e Korçës: Hetimet duhet të bazohen tek provat, jo vetëm deklarimet
E ftuar në emisionin “Epiqendër” të gazetares Sonila Musai, avokatja Aurora Marku komentoi rastin e bujshëm në spitalin e Korçës, ku një mjek 72-vjeçar akuzohet për ngacmim ndaj një pacienteje 21-vjeçare.
Gjatë intervistës, Marku deklaroi se do të preferonte të ishte në mbrojtje të mjekut në këtë çështje, duke theksuar se ka shumë pikëpyetje mbi mënyrën si është trajtuar rasti deri tani.
“Do të doja shumë të isha avokatja e mjekut në këtë rast dhe jo e asaj gocës, duke pasur ato pikëpyetjet e mia në lidhje me gjithë këtë histori,” u shpreh ajo.
Avokatja shtoi se, sipas saj, dosja hetimore nuk përmban prova konkrete, por vetëm deklarimet e 21-vjeçares. Ajo ngriti shqetësime edhe mbi procedurën e ballafaqimit mes palëve në ambientet e policisë.
