SHKUMBINI MREKULLON ÇEKËT/ Rrjedha e lumit, natyra dhe ushqimet magnet për turizmin
Eksplorimi i rrjedhës së Shkumbinit u kthye në një eksperiencë magjepsëse për turistët çek. Natyra, mikpritja ushqimet por shpesh dhe momente surprizuese me të cilat përballen thonë se i bëjnë të rikthehen në shqipëri me miq të tjerë
Me gomonet e posaçme dhe me veshjet e sigurisë turistët çek eksploruan rrjedhën e lumit shkumbin dhe natyrën sshqiptare
Gati 20 kilometra për ta u shndërruan në një surprizë. Thonë se nuk është hera e parë që kanë vizituar shqipërinë
‘Do të qëndrojmë dhjetë ditë në Shqipëri dhe katër ditë në Maqedoni. Këtu do të lëvizim me pacrafting maksimumi deri në 20 kilometra. Niveli i ujit është rritur pas shiut, kështu që nuk do të vazhdojmë, është zonë e vështirë, ka shumë, shumë gurë. Në Shqipëri unë kam qenë në lumenjtë: Kir, Shalë, Fan i Madh, Fan i Vogël, Drin i Bardhë, Drin i Zi, Korab (lart në Korab), Maja e Jezercës’.
Për ta shqipërina ka një natyrë që i ofron të gjitha, nga deti lumenjtë, malet e mundësi të pafund
“Mbrëmë fjetëm në një fshat të vogël, Selcë. Ka hotele të mira me ushqim tradicional. Na pëlqen shumë Shqipëria. Do të donim ta vizitonim përsëri në të ardhmen dhe të mësonim më shumë për historinë lokale".
‘Shqipëria për ne është ende si një vend i egër. Ka gjithçka që dëshiron të bësh. Mund të bësh kajak, kamping, çfarë të duash male, natyrë, gjithçka është e mundur këtu. Ju jeni ndryshe. Ndryshe nga ne. Por ajo që është shumë e mirë është mikpritja. Në këtë vend, pëlqej të konsumoj produkte si djathi i dhisë dhe i deles, si edhe mishi i deles. Kjo është ndryshe për ne, sepse ne nuk hamë shumë mish deleje.'
Eksperienca që kanë kaluar në vendin tonë i bën që të kthehen sërish, madje shtojnë se gjithnjë u sugjerojnë miqve për të zbuluar natyrën shqiptare por dhe ushqimin e mikpritjen si një vend që e konsiderojnë ideal