DITA E INFERMIERIT/ Sheshi Skënderbej shndërrohet në qendër shëndetësore, kontrolle falas për qytetarët dhe turistët

Në ditën e infermierit në Sheshin Skënderbej u vendosën stendat për kontrolle falas.

Monitorimi i tensionit dhe matja e glicemisë tërhoqi vëmendjen jo vetëm të shqiptarëve por dhe të turistëve që ishin aty.

Organizatorët thonë se nuk munguan rastet kur janë zbuluar problematika duke u kërkuar që pas vizitës së bërë aty të paraqiten tek mjeku i familjes ose specialisti.

Për ti dhënë ndihmën të interesuarve në tenda nuk ishin vetëm infermierë të Tiranës.

Vetë të interesuarit vlerësojnë aktivietin.

Me këtë kontribut ndryshe infermierët shtojnë rëndësinë e vizitave periodike për të parandaluar sëmundje.