VIDEO/ Pak ditë pas tritolit në zyrat e biznesit, pronari i Mcn Tv, Endri Meksi thirret në SPAK
Nga Edison Vatnikaj Përditësimi i fundit 11 Maj 2026, 11:17
Biznesmeni Endri Meksi është paraqitur mëngjesin e kësaj të hëne në Prokurorinë e Posaçme, SPAK.
Meksi, i cili është dhe pronar i televizionit MCN, është paraqitur i vetëm në ambJentet e Prokurorisë, ndërsa nuk dihet ende se për çfarë ka shkuar në SPAK.
Kujtojmë se Meksi, publikisht ka denoncuar se ka marrë kërcënime me jetë, ndërsa ka shtuar se i rrezikohet jeta.
Madje ai ka deklaruar se për rastin në fjalë ka bërë dhe denoncim në polici.
