Teherani mohon raportet: Nuk ka të zhdukur pas sulmeve të atribuuara SHBA-së në Gjirin Persik
Mediat iraniane kanë mohuar raportimet për persona të zhdukur pas sulmeve që u atribuohen Shteteve të Bashkuara në Gjirin Persik.
Sipas CNN, fillimisht agjencia iraniane Mehr kishte raportuar se sulme të dyshuara nga avionë amerikanë kishin goditur anije peshkimi dhe tregtare pranë rajonit Bandar-e-Lengeh, duke ngritur pretendime edhe për të zhdukur.
Më pas, guvernatori lokal Fawad Moradzadeh u citua në këto raportime, por agjencia tjetër iraniane Tasnim ka sqaruar se këto informacione janë të pasakta dhe nuk janë konfirmuar nga asnjë burim zyrtar.
Në reagim, u bë e ditur se nuk ekziston asnjë të dhënë e verifikuar për një sulm të tillë dhe se deklaratat e publikuara më herët nuk përfaqësojnë qëndrimin zyrtar të autoriteteve iraniane.
Ngjarja vjen në një kontekst tensionesh të vazhdueshme në rajonin e Gjirit Persik, ku raportet për incidente detare shpesh shkaktojnë reagime dhe kundërreagime mes palëve të përfshira.
