Sulm ajror amerikan në Paqësor/ Goditet anija e dyshuar për dr*gë, dy të viktima dhe një i mbijetuar
Një sulm ajror i Shteteve të Bashkuara në Paqësorin lindor ka shkaktuar të paktën dy viktima, pasi ushtria amerikane goditi një anije që dyshohej se ishte e përfshirë në trafik droge.
Sipas Komandës Ushtarake Amerikane për Amerikën Latine dhe Karaibet (SOUTHCOM), anija po lëvizte në zona të njohura për trafikun e narkotikëve dhe ishte nën vëzhgim për përfshirje të mundshme në kontrabandë.
Pas sulmit, u publikua edhe një video e shkurtër ku shihet momenti i goditjes dhe shkatërrimit të mjetit lundrues.
Në operacion humbën jetën dy persona, ndërsa një tjetër u raportua se ka mbijetuar fillimisht. Roja Bregdetare amerikane është njoftuar për të kryer kërkime në zonë.
Ky është një nga operacionet e shumta të zhvilluara nga SHBA në kuadër të fushatës kundër trafikut të drogës në Paqësorin lindor dhe Karaibe, e cila sipas të dhënave zyrtare ka sjellë dhjetëra viktima gjatë muajve të fundit.
On May 8, at the direction of #SOUTHCOM commander Gen. Francis L. Donovan, Joint Task Force Southern Spear conducted a lethal kinetic strike on a vessel operated by Designated Terrorist Organizations. Intelligence confirmed the vessel was transiting along known narco-trafficking… pic.twitter.com/YFLQNZufRx
— U.S. Southern Command (@Southcom) May 9, 2026

