Nga debati për pronën te pl*mbat në lokal/ Zbardhen DETAJE të reja nga ekz*kutimi i Rexhep Ismailit në Sarandë
Një konflikt pronësie është shkaku pas përplasjes ku mbeti I vrarë me plumb në kokë biznesmeni Rexhep Ismaili mbrëmjen e të entes në Gjashtë të Sarandës, thanë burime të njohura me faktet.
Autori I dyshuar I ekzekutimit të 66 vjecarit, është identifikuar si Lulzim Tabaku, I cili pas krimit ëhstë larguar me persona të tjerë dhe alktualisht ndodhet ende I lirë në arrati.
Përplasja që la pas një viktimë dhe të paktën një person të plagosur sipas policisë, ende pse I dëmtuari u largua pas ngjarjes dhe nuk u paraqit për ndihmë mjekësore, nisi në lokalin e karburantit në pronësi Rexhep Ismailit e familjarëve të tij rreth orës 21:30 të mbrëmjes.
Pas rindërtimit të dinamikës, dyshohet se aty u vunë përballë në një anë Lulzim Tabaku me persona të tjerë dhe në anën tjetër biznesmeni Ismaili që po ashtu ndodhej në prani të disa të njohurve.
Palët fillimisht janë përfshirë fillimisht në një sherr me sende të forta dhe më pas ka përshkallëzuar në përdorimin e armëve të zjarrit.
Lulzim Tabaku sipas policisë ka qëlluar duke I shkaktuar vdekjen e menjëhershme Rexhep Ismailit, I cili njëherësh ishte edhe kryetar i shoqatës Çamëria në Sarandë.
Të dhënat tregojnë se në këtë moment një tjetër person, ende I paidentifikuar, por që dyshohet se ishte pjesë e grupit që shoqëronte biznesmenin ka qëlluar me armë duke lënë të paktën një të plagosur.
Mes kësaj situate, autori I dyshuar I vrasjes dhe I plagosuri që besohet që e shoqëronte, kanë arritur të largohen nga ambinetet e lokalit.
Policia e Sarandës, ka marrë dëshmi dhe ka sekuestruar pamje të kamerave të sigurisë, për zbardhjen e plotë të dinamikës së ngjarjes, dhe për të identifikuar personat e tjerë që u përfshinë në përplasjen e armatosur.
Blutë ngritën postblloqe dhe ushtruan kontrolle, për të rënë në gjurmët e vrasësit të dyshuar në arrati dhe personave të tjerë.
Kontrolle e verikiime kryen edhe ne spitalet rajonele dhe klinikat private, ku I dëmtuari mund të tentonte të merrte ndihmë mjekësore.
