OFICERI NJOFTONTE BANDËN SE PËRGJOHESHIN/ “Ti, nëna, motra po përgjoheni”, SPAK mbyll hetimet për Haxhiajn

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar nisjen e gjykimit për ish efektivin Igli Haxhiaj. Në mbyllje të hetimeve thuhet se në vend se të përgjonte të dyshuarit, i njoftonte se ata po vëzhgoheshin. Për këto veprime ai merrte 15 mijë euro, ndërsa bisedat iu zbuluan në SKY ECC.
OFICERI NJOFTONTE BANDËN SE PËRGJOHESHIN/ “Ti, nëna, motra

SPAK ka përfunduar hetimet ndaj ish efektivit të antiterrorit Igli Haxhiaj i akuzuar se i jepte informacione sekrete anëtarëve të një grupi kriminal. Sipas prokurorisë së posaçme për të dhënat ai merret 15 mijë euro. nga hetimet ka rezultuar se në vitin 2019 ai ishte ngarkuar me detyrër për të përgjuar Dario Alias Denis Myftiut, i dyshuar si pjesë e grupit të elvis doccit. Nga hetimet del dhe një moment kur efektivi, në vend që ta mbante në mbikqyrje, e njoftonte se ai, gruaja dhe nëna ishin nën përgjim.

Bisedat e tij me të dyshuarit janë zbuluar në aplikacionin sky ecc. Bëhet fjalë për aplikacionin ku spak ka mundur të gjejë komunikime të shumta të shumë grupeve kriminale si për trafiqe, lëvizje të parave apo dhe të vrasjeve.

Ndaj Haxhiajt GJKKO vendosi masën arrest me burg në nëntor të vitit 2025 ndërsa akuzohet për veprat “Shpërdorim i detyrës”, “Zbulim i akteve ose të dhënave sekrete” dhe “Korrupsion pasiv i gjyqtarëve prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, ku dënimet rrezikojnë deri në 7 vite burg.

Grupi që ishte ngarkuar të hetonte Haxhiaj akuzohej për trafikimin ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe vepronte nga territori shqiptar dhe me degëzime në territorin italian, duke importuar lëndë narkotike drejtpërdrejtë nga Amerika e Jugut dhe përmes rrugëve tregtare. Madje organizata kishte mundur të hynte në portet kryesore të Europës Veriore për ta transportuar drogën më pas në Itali në rrugë tokësore, të fshehur në automjete të rënda.