Vr*sja e Gjin Ndojit dëshmon në GJKKO, Jozi Kraja: Nuk kam dijeni për vr*sjen e vëllait tim, kam qenë në burg në atë kohë
Jozi Kraja ka dëshmuar ditën e sotme në GJKKO për vrasjen e Gjin Ndojit. Gjatë dëshmisë së tij para trupës gjykuese ai ka thënë se nuk ka dijeni për vrasjen e tij dhe në periudhën kur ka ndodhur ngjarja ka qenë në burg në Zvicër. Kraja është shprehur se lajmin për humbjen e tij e ka marrë nga nëna e tij.
“Gjin Ndoj e kam vëlla. Nuk kam dijeni fare për vrasjen e vëllait tim. Kam qenë në burg në Zvicër. Më kanë thënë që vëllai im ka vrarë veten. Më ka thënë nëna. Nuk jam pyetur ndonjëherë për këtë ngjarje dhe as nuk dua të pyetem. Kam qenë dhe vazhdoj të jem në burg”, ka thënë ai.
Jozi Kraja u ekstradua në janar nga Zvicra drejt Shqipërisë.
Sipas vendimit të gjykatës, ai akuzohet për veprat penale: “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasve Durim Bami dhe Valter Bami, e kryer në bashkëpunim të veçantë në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal” në formën e pjesëmarrjes, si dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
Ai gjithashtu dyshohet se për një periudhë 4-vjeçare, gjatë periudhës dhjetor 2020-maj 2024, ka siguruar kushte dhe mjete materiale për të kryer vrasjen e 2 vëllezërve.
