VIDEO/ “Mbas një muaji do harrohet” - Ilir Demalia për tragjedinë në Durrës: Aksidentet në Shqipëri janë aksidente që ndodhin nga rrugaçëria

Gazetari Ilir Demalia ka reaguar fort lidhur me tragjedinë në Durrës ku dy fëmijë që po luanin me top në trotuar mbetën të vdekur në vend  si pasojë e përplasjes nga një automjet i cili drejtohej në gjendje të dehur.

Aksidenti tragjik ndodhi rreth orës 14:10 të së dielës në lagjen nr.15 të Durrësit, në zonën e njohur si ish-Këneta, ku tre fëmijët po luanin me top në trotuar. Autor është gomisti 57-vjeçar Nikoll Radaçi, i cili u arrestua nga policia dhe pranoi se kishte konsumuar alkool. 

Demaliaj thotë se: “Aksidentet në Shqipëri janë aksidente që ndodhin nga rrugaçëria, nga të fortët e rrugës dhe nga mungesa e forcës së ligjit për të ndëshkuar këta njerëz që bëjnë si cuba në shoqërinë tonë”.

NDIQNI VIDEO-MESAZHIN E FORTË TË GAZETARIT ILIR DEMALIA