”Home to Us” dueti absolut McCartney & Ringo Starr

Paul McCartney dhe Ringo Starr do të këndojnë duetin e tyre të parë me “Home to Us”, që do të publikohet të premten, më 8 maj.

Kjo është kënga e dytë nga albumi i ardhshëm i Paul McCartneyt “The Boys of Dungeon Lane”, që do të dalë më 29 maj.

Vetë McCartney e bëri njoftimin zyrtar në një takim të veçantë për fansat në ”Abbey Road Studios” në Londër.

Paul i befasoi 50 fansa me fat, të ftuar në një shfaqje ekskluzive të albumit të tij të ri, duke u bashkuar me ta brenda ”Studio Two të Abbey Road” për të ndarë edhe kujtime për këngët dhe regjistrimet e reja.

Pas këngës “Days We Left Behind” që u prit me entuziazëm, “Home to Us” është dueti i parë i Paul me Ringo Starr, me Chrissie Hynde dhe Sharleen Spiteri në vokalin mbështetës.

Kënga u krijua rreth një linje baterie që Paul i kërkoi Ringos ta regjistronte për albumin me producentin Andrew Watt, dhe është e vetmja këngë në “The Boys of Dungeon Lane” që ka një baterist të ftuar.

Paul luan shumicën e instrumenteve në albumin e ri, në përputhje me frymën e debutimit të tij solo të vitit 1970, “McCartney”.

Që kur u njoftua albumi i ri, “The Boys of Dungeon Lane” është pritur me entuziazëm të madh nga fansat dhe mediat në të gjithë botën.

Albumi është padyshim më personal dhe introspektiv i tij deri më sot, me histori të patreguara më parë që e çojnë dëgjuesin përsëri aty, ku filloi gjithçka.

“The Boys of Dungeon Lane” është historia para historisë së ‘Beatles”.

Lista e këngëve të albumit është si më poshtë:

1. As You Lie There

2. Lost Horizon

3. Days We Left Behind

4. Ripples in a Pond

5. Mountain Top

6. Down South

7. We Two

8. Come Inside

9. Never Know

10. Home to Us

11. Life Can Be Hard

12. First Star of the Night

13. Salesman Saint

14. Momma Gets By.