Irani vendos kushte për sigurinë në Ngushticën e Hormuzit pas pezullimit të operacioneve amerikane

Marina e Gardës Revolucionare të Iranit ka bërë të ditur se kalimi i sigurt në Ngushticën e Hormuzit do të jetë i mundur vetëm pasi të përfundojnë “kërcënimet amerikane” dhe të vendosen rregulla të reja sigurie.

Deklarata vjen pas vendimit të Shteteve të Bashkuara për të pezulluar operacionet që ndihmonin anijet e bllokuara të kalonin në këtë ngushticë strategjike.

Sipas mediave shtetërore iraniane, të cituara nga Reuters, autoritetet iraniane thonë se siguria në Hormuz mund të garantohet vetëm nëse largohet prania që ata e konsiderojnë kërcënuese e SHBA-së në rajon.