“Po përgatiteshim për përshkallëzim”/ Izraeli gjendet i papërgatitur për marrëveshjen SHBA-Iran nga Trump-i
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Maj 2026, 16:10

Një zyrtar izraelit ka bërë të ditur se Izraeli nuk ishte në dijeni që Presidenti Donald Trump po punonte për një marrëveshje të mundshme me Iranin për t’i dhënë fund luftimeve dhe për të rihapur Ngushticën e Hormuzit.
Sipas deklarimeve për Radio Ushtarake, të raportuara nga The Times of Israel, autoritetet izraelite janë përgatitur për një përshkallëzim të mundshëm të situatës, duke mos pasur informacion për negociatat në zhvillim.
Zyrtari ka bërë të ditur se pritshmëritë e tyre ishin të fokusuara te rritja e tensioneve në rajon, në vend të një marrëveshjeje të mundshme diplomatike.
