Trump paralajmëron Iranin: Marrëveshje ose b*mbardime të reja me intensitet të paparë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Maj 2026, 15:56
Presidenti Donald Trump ka deklaruar se një marrëveshje mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit mund të jetë në diskutim, me synimin për t’i dhënë fund armiqësive mes dy vendeve.
Sipas tij, nëse Irani pranon marrëveshjen, konfliktet do të ndalen dhe Ngushtica e Hormuzit do të rihapet për lëvizjen e anijeve, duke lehtësuar qarkullimin detar në një nga zonat më strategjike të botës.
Trump ka shtuar se në rast refuzimi të marrëveshjes, Shtetet e Bashkuara mund të ndërmarrin sulme ushtarake me një intensitet shumë më të madh se më parë.
