LËVIZJE E “PARASHIKUESHME” E TRUMP/ Gjermania reagon për largimin e trupave të SHBA. NATO pret informacion

Vendimi i SHBA për të tërhequr trupa nga Gjermania po rrit tensionet brenda NATO-s dhe po ngre pikëpyetje mbi të ardhmen e sigurisë evropiane. Ministri Gjerman i Mbrojtjes e ka cilësuar një lëvizje të parashikueshme, ndërsa Aleanca e Atlatikut të Verit kërkon sqarime nga Uashingtoni.

Vendimi i Donald Trump për të tërhequr gati 5 mijë trupa amerikane nga Gjermania po shkakton reagime dhe shqetësime në rritje në Evropë dhe brenda aleancës së NATO.

Ministri gjerman i mbrojtjes, e quajti këtë lëvizje të parashikueshme, ndërsa aleanca e Atlantikut të Veriut kërkon sqarime nga Uashgingtoni.

Boris Pistorius theksoi gjithashtu se “prania e ushtarëve amerikanë në Europë, dhe veçanërisht në Gjermani, është në interesin tonë dhe në interesin e SHBA-së”.

Aktualisht SHBA vlerësohet se ka 36,000 trupa aktive në Gjermani, cka e bën bazën me të madhe në kontinentin europiaan.

Ndërkohë, përfaqësues të NATO-s kanë kërkuar sqarime nga SHBA për detajet e vendimit, ndërsa disa liderë evropianë kanë paralajmëruar për pasoja të mundshme në sigurinë kolektive.

Kryeministri polak, Donald Tusk, u shpreh se rreziku më i madh për aleancën nuk vjen nga armiqtë e jashtëm, por nga përçarja e brendshme.

Vendimi i administratës amerikane vjen në një moment tensionesh diplomatike mes Trump dhe kancelarit gjerman Friedrich Merz.

Ky i fundit kritikoi strategjinë amerikane në lidhje me Iranin, duke deklaruar se SHBA është poshtëruar në negociata.

Trump reagoi ashpër ndaj këtyre komenteve, duke e akuzuar Merz se nuk kupton mjaftueshëm për çështjet e sigurisë ndërkombëtare.

Në të njëjtën kohë, SHBA ka sinjalizuar një ndryshim strategjik, duke zhvendosur fokusin e saj ushtarak nga Evropa drejt rajonit Indo-Paqësor.

Një pjesë e kësaj strategjie është reduktimi i pranisë ushtarake jo vetëm në Gjermani por edhe në Rumani, si dhe mundësia e tërheqjeve të tjera nga Italia dhe Spanja.

Ky zhvillim ka nxitur edhe reagime brenda politikës amerikane. Dy ligjvënës republikanë të lartë kanë shprehur shqetësimin e tyre, duke argumentuar se një tërheqje e tillë mund të dobësojë efektin parandalues të SHBA-së në Evropë dhe të dëmtojë stabilitetin rajonal.

Nga ana tjetër, Gjermania ka rritur ndjeshëm shpenzimet për mbrojtjen, duke synuar të arrijë mbi 3% të PBB-së në vitet e ardhshme, një rritje e konsiderueshme krahasuar me të kaluarën.

Situata lidhet edhe me zhvillimet në Lindjen e Mesme, ku tensionet me Iranin dhe konfliktet e fundit kanë ndikuar në prioritetet strategjike të SHBA-së dhe aleatëve të saj.