Gjyqe me dyer të mbyllura apo publike? Dervishaj: Ish-zyrtarët kërkojnë transparencë për të bindur edhe publikun
Një debat i ri ligjor dhe publik ka shpërthyer pas kërkesave të ish-zyrtarëve të lartë nën hetim për transmetimin e drejtpërdrejtë të seancave të tyre gjyqësore.
Kjo lëvizje shihet si një strategji për të zhvendosur betejën nga salla e gjyqit në arenën e opinionit publik, në një përpjekje për të provuar pafajësinë jo vetëm para trupit gjykues, por edhe para qytetarëve.
Për të folur më tepër për këtë temë, i ftuar në studion e "Ora News", ishte juristi Bledar Dervishaj, i cili ushpreh se faza fillestare e procesit gjyqësor, përfshirë seancat për masat e sigurisë dhe seancat paraprake, zhvillohen me dyer të mbyllura. Kjo procedurë, ndonëse standarde, konsiderohet se i ka dhënë prokurorisë një avantazh në formësimin e perceptimit publik, duke krijuar një narrativë ku të pandehurit paraqiten si fajtorë përpara se të fillojë gjykimi në themel. Për ish-funksionarët e lartë, të cilët kanë qeverisur vendin, ky konsiderohet një mohim i të drejtave dhe një cenim i imazhit të tyre.
"Deri në momentin akuza mbrin për gjykim, në seancën e gjyqësore të themelit, dyert janë të mbyllura. Seanca e masës së sigurimit është e mbyllur, ku caktohet arresti apo një masë tjetër sigurimi.
Seanca paraprake është e mbyllur sipas ligjit, ku vendoset nëse çështja është gati për gjykim, apo çështja ka problematike, dosja ka probleme përsa i takon hetimit dhe duhet kthyer mbrapsht.
Dhe kjo është e mbyllur. Momenti që i pandehuri, jo merr revansh, por të drejtat e tij i shfrytëzon, jo vetëm për të bindur trupin gjyqësor, se të tillë subjekte që janë proceduar, nuk duan të bindin vetëm gjykatën.
Po nuk duan vetëm atë, absolutisht, sepse nuk janë si të gjithë subjektet e tjerë. Kanë qenë funksionarë të lartë që kanë qeverisur këtë vend.
Dhe deri në këtë moment, ata vlerësojnë vetë se ju është mohuar disa të drejta dhe prokuroria ka avantazhuar në bindjen e publikut se ata janë fajtorë.
Qoftë me aplikimin dhe zbatimin e masave të sigurimit, qoftë me shqyrtimin e tyre ku provat nuk merret vesh gjë se është seancë e mbyllur, dhe tashmë që seanca gjyqësore është në themel, ku palët do të përplasin argumentet dhe provat që kanë, dëshmi apo ato shkresore, ata kanë momentin më të duhur, terrenin e duhur që të bindin gjykatën, po edhe publikun jashtë, të cilët i kanë simpatizantë, ndjekës dhe anëtarë të forumeve të tyre politike, që janë të pafajshëm.
Tani vijmë këtu, a është e ligjshme?
Unë vlerësoj se është e ligjshme kërkesa e tyre. Sepse nuk, më thoni një rast të rëndësishëm, të shqyrtimit të çështjes gjyqësore, brenda këtu vendit dhe jashtë vendit, që nuk është bërë publike. Sepse interesi është i lartë dhe i përgjithshëm", u shpreh Dervishaj.
Ndiqni intervistën e plotë:
