ME SYTË NGA OSBE/ PS-PD në pritje të ndërkombëtarëve për reformën elektorale

Reforma zgjedhore do të nisë të diskutohet mes PS dhe PD pasi OSBE - ODIHR të paraqesë raportin mbi ndryshimin e ligjit për financimin e partive politike. Vetëm pas këtij momenti partitë do të jenë sërish në tryezë ku do negociojnë vijat e kuqe uljen e numrit të deputetëve që sipas së majtës është kusht për të pranuar ndryshimin e sistemit elektoral

Në tryezën e 30 mars, PS e PD dakordësuan vetëm mbi projektligjin për financimin e partive politike, më së shumti edhe se ishte kërkesë e OSBE/ ODIHR.

Dhurimet në fushata do të jetë nga 200 mijë lekë deri në 1 milionë, por gjithmonë vetëm me llogari bankare. Përjashtim nga sponsorizimet bëjnë kontatitë që kanë marrë koncesione apo investime PPP.

Por ndërsa miratimi i kësaj pike e dalë në raportet ndërkombëtare ka një konsensus paraprak, çështjet më pikante mbesin në ajër.  Sistemi politik tashmë ka vendosur palët në llogore me vijë të fortë ndarëse.

Partia Demokratike kërkon që të votohet në rang kombëtar duke shkrirë rajonet, çka shihet si e pranueshme prej së majtës, por me një kusht.

Selia rozë në këmbim kërkon uljen e numrit të deputetëve çka shkon përtej ndryshimit të kodit zgjedhor pasi duhet ndryshimi i kushtetutës.

Pikërisht nisur nga këto qëndrime kampet kanë deklaruar ndarjen  së paku deri në mbledhjen e radhës ku do të priten rekomandimet e OSBE/ODIHR-it dhe shoqërisë civile sa i përket financimit dhe kontrollit të shpenzimeve në fushatë.