Drejtonte motorin pa dokumente, vajza nga Ukraina përfshihet në aksident në Vlorë
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e djeshme (28 prill) në qytetin e Vlorës, ku u përfshi edhe një turiste nga Ukraina.
Vajza 23-vjeçare u mor në procedim nga policia pas ngjarjes, sepse drejtonte motomjetin e saj pa dokumente, teksa u përplas me një veturë në ecje e sipër.
Vajza që banonte aktualisht në Durrës nuk pësoi dëmtime nga përplasja, por pati dëme materiale.
“Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasen ukrainase O. Ch., 23 vjeçe, banuese në Durrës, pasi mbrëmjen e djeshme, motomjeti që ajo drejtonte pa leje drejtimi është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin K. B. Nga aksidenti janë shkaktuar vetëm dëme materiale”, thanë burime zyrtare për rastin.
Hetimet e çështjes për veprime të mëtejshme iu kaluan organit të akuzës.
