Telefonata 90-minutëshe mes Putin dhe Trump/ Diskutohet armëpushimi dhe fundi i luftës në Ukrainë

Presidenti rus Vladimir Putin ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin amerikan Donald Trump, e cila ka zgjatur rreth një orë e gjysmë.

Sipas mediave ruse, gjatë telefonatës është diskutuar për mundësinë e një armëpushimi, përfshirë edhe një periudhë rreth 9 majit, që përkon me Ditën e Fitores në Rusi. Në bisedë është përfshirë edhe situata në Lindjen e Mesme.

Nga Kremlini bëhet me dije se kontaktet mes palëve po vazhdojnë në kuadër të përpjekjeve për të ulur tensionet.

Ndërkohë, këshilltari presidencial rus Yuri Ushakov u shpreh se Trump e sheh si të afërt arritjen e një marrëveshjeje për t’i dhënë fund konfliktit në Ukrainë.