PAMJET/ Doli në përgjimet e Veliajt, Olsi Efthimi për më shumë se dy orë në SPAK

Olsi Efthimi është paraqitur ditën  e sotme në Prokurorinë e Posaçme, ku ka qëndruar për më shumë se dy orë e gjysmë. Arsyeja e paraqitjes së tij nuk dihet ende.

Emri i Efthmiut doli në përgjimet e bëra ndaj Erion Veliajt në burgun e Durrësit.

Olsi Efthimi është personi, i cili, nga përgjiet të publikuara nga CNA, është marrë me rregullimin e vilës së çiftit Veliaj në Qerret. Vilë të cilën Veliaj mohonte ta kishte në pronësi dhe ia faturonte vjehrrit të tij të ndjerë.

Efthimi është mjaft i përmendur dhe në vendimin e gjykatës të zbardhur nga Erion Bani për hetimet e kryera nga prokurorët e SPAK-ut mbi pasurinë e kryebashkiakut Erion Veliaj, bashkëshortes së tij Ajola Xoxa dhe familjarëve të tij./CNA