Noka fton qytetarët në protestën e 8 majit: Nuk ka zgjidhje tjetër për shqiptarët veç kryengritjes
Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka ka bërë thirrje publike për pjesëmarrje në protestën kombëtare të thirrur nga opozita më 8 maj, duke e cilësuar atë si një moment kyç për qytetarët shqiptarë.
Përmes një statusi në rrjetet sociale, Noka thekson se së bashku me ekipin e Degës 9 kanë ftuar bashkëqytetarët të bashkohen në protestën përpara kryeministrisë.
Ai shprehet se “nuk ka rrugëzgjidhje për shqiptarët veçse kryengritjes”, duke e cilësuar situatën aktuale një betejë për përfundimin e regjimit.
Reagimi i plotë:
Bashkë me ekipin e Degës 9 në #Tiranë thirrëm bashkëqytetarët tanë në protestën e dt. 8️⃣ MAJ. Nuk ka rrugëzgjidhje për #shqiptarët veçse kryengritjes.
Kjo është një betejë për fundin e regjimit. Përpara kryeministrisë, për dinjitetin e qytetarit kundër regjimit të një sekti narkokriminelësh!
