VIDEO/ Balliu: Tirana me çmime si në Milano, sepse pastrohen paratë e krimit dhe drogës

Deputeti i PD, Klevis Balliu ka reaguar pas raportit se në Tiranë çmimeyt apartamenteve janë njësoj si në Milano.

Reagimi i Klevis Balliut:

Për apartamentet kemi çmimet e katërta më të larta në Europë, ndërsa për rrogat jemi të fundit në kontinent.

Kjo sepse sektori i ndërtimit është kthyer në një mekanizëm për pastrimin e parave të drogës dhe korrupsionit, duke fryrë artificialisht çmimet dhe duke ua bërë të pamundur qytetarëve të zakonshëm blerjen e një banese.