Pse Kosova po shkon në zgjedhje? Mehmeti: Plani i Kurtit për t'i ikur marrëveshjes së Ohrit dhe administratës Trump
Skena politike në Kosovë është përfshirë nga kalkulime strategjike dhe beteja për pushtet, ku lëvizjet e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dhe fati politik i Vjosa Osmanit kanë qenë në qendër të vëmendjes.
Gazetari, Faton Mehmeti në një lidhje të drejtpërdrejtë në studion e lajmeve në "Ora News", u shpreh se prapa thirrjeve për zgjedhje të reja fshihen plane për të ristrukturuar balancat e pushtetit, shpesh në dëm të stabilitetit dhe mirëqenies së qytetarëve.
Sipas tij Lëvizja Vetëvendosje, e udhëhequr nga Albin Kurti, ka pasur një interes të dyfishtë për të çuar vendin në zgjedhje të parakohshme. Objektivi i parë ishte nxjerrja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës jashtë Parlamentit, ndërsa i dyti, dhe më thelbësori, konsiderohet dhënia e një "goditjeje përfundimtare" figurës së Vjosa Osmanit. Kjo e fundit shihej si një rivale që po ndërtonte një bazë elektorale brenda mbështetësve të vetë Kurtit, çka e shndërronte në një kërcënim direct. Plani, siç përshkruhet, ishte "pensionimi i saj politik".
" Vetëvendosja në anën tjetër ka qenë e interesuar edhe për arsye politike, mirëpo edhe për disa arsye të tjera, kalkulime politike, për të shkuar në zgjedhje.
Ajo synon që Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës ta lëjë jashtë Parlamentit dhe në anën tjetër t'i japë një goditje përfundimtare Vjosë Osmanit, e cila po, po bën, si të thuash, një fushatë në elektoratin e zotit Kurti, synon t'i jepë goditjen përfundimtare dhe ta dërgojë në, si të thuash, në pension politik.
Kështu që, derisa në anën tjetër zoti Kurti me nënshkrimet që ka bërë dhe me zotëri, me me Vuçiqin, synon t'i ikë sa më shumë duke e zvarritur këtë proces.
Pra, synon që të jetë edhe kryeministër, mirëpo pa qenë kryeministër me të drejta të plota dhe do të arsyetohet para ndërkombëtarëve sepse do të thotë nuk e kam, si të thuash, si të thuash gjithë pushtetin e nevojshëm.
Pra, nuk është një qeveri legjitime, mirëpo një qeveri në detyrë.
Pra, të gjitha i kanë kalkulimet e veta. Vetëm ata që nuk kanë interes në këtë histori janë qytetarët e Kosovës, me ekonominë që po fillon të kurret, me çmimet e larta, që dita ditës po shtrenjtohen dhe në pamundësi të një qeverisje të, me të gjitha kompetencat, edhe bizneset kanë filluar të bëjnë manipulimet, manipulimet e veta, ngritje të çmimesh, pa asnjë kontroll, derisa në anën tjetër, si të thuash, edhe irritimi i qytetarëve është rritur shumë.
Pra, kemi një ekonomi të prolonguar, një arsimim të dobët dhe një shëndetësi të sëmurë", tha Mehmeti.
Ndiqni intervistën e plotë:
