PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas afateve kushtetuese
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Prill 2026, 09:07
Partia Demokratike e Kosovës ka bërë të ditur se përfundimi i afatit për zgjedhjen e Presidentit ka parandaluar një shkelje të rëndë kushtetuese. Sipas PDK-së, dështimi i procesit erdhi si pasojë e përpjekjeve të pushtetit për të imponuar zgjidhje të njëanshme.
PDK e bën pushtetin aktual përgjegjës për krizat e njëpasnjëshme dhe keqqeverisjen, duke theksuar se zgjidhja e vetme mbeten zgjedhjet e reja.
PDK i ka bërë thirrje ushtrueses së detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, që të shpallë datën e zgjedhjeve brenda afateve ligjore. Në përfundim, partia ftoi qytetarët që përmes votës të ndryshojnë drejtimin e vendit dhe të kthejnë stabilitetin institucional.