Konjufca akuzon opozitën: Po shfrytëzon institucionin e Presidentit për të rrëzuar qeverinë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Prill 2026, 19:11
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Glauk Konjufca, akuzoi partitë opozitare se përmes pamundësimit të kuorumit për presidentin, po dëshiron që ta rrëzojë Qeverinë Kurti 3, të formuar katër muaj më parë. Megjithatë, ai tha se sot, ose sipas disa interpretimeve “edhe nesër” deputetët kanë afat që të zgjedhin presidentin.
“Kjo Qeveri po dëshirojnë të rrëzohet përmes presidentit”, tha Konjufca.
Konjufca zyrtarisht që nga 5 marsi është kandidat i LVV-së për president, së bashku me deputeten tjetër të kësaj partie, Fatmire Kollçaku. Ai disa herë ka përsëritur në të kaluarën se tërhiqet nëse opozita propozon kandidatë unifikues për kreun e shtetit.
