Skandal në Selanik/ Oficeri i policisë arrestohet pas tentoi të ab*zonte të arrestuarën gjatë shoqërimit drejt burgut

Një punonjës policie është arrestuar në Selanik, pasi dyshohet se ka kryer abuzim seksual ndaj një gruaje të arrestuar gjatë transportimit të saj.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur gjatë rrugës nga burgu i grave në Tebë drejt Selanikut.

Gruaja 41 vjeçe ka kallëzuar se gjatë udhëtimit, në zonën e Tempi, është përballur me sjellje të papërshtatshme nga polici.

Sipas saj, oficeri 54 vjeç, me detyrë shef policie dhe që ndodhej në automjet si bashkë-shofer, e ka ngacmuar seksualisht dhe i ka kërkuar të kryenin marrëdhënie intime.

Ajo tregon se ai i ka propozuar edhe një takim gjatë një ndalese të mundshme në një stacion policie për furnizim me karburant, ndalesë që më pas nuk është bërë.

Pas denoncimit, autoritetet kanë ndërhyrë dhe kanë arrestuar punonjësin e policisë. Hetimet për rastin po vazhdojnë.