Sherr mes dy shqiptarëve në Prishtinë, vihen në pranga
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Prill 2026, 11:30
Një përleshje fizike është regjistruar mbrëmjen e së dielës rreth orës 21:33 në Prishtinë. Policia bën me dije se dy persona janë vënë në pranga lidhur me ngjarjen dhe dyshohen për veprën penale “lëndim i lehtë trupor”.
Personat e arrestuar janë shtetas të Shqipërisë. Të dy të dyshuarit kanë marrë ndihmë mjekësor pas incidentit. Pas marrjes së ndihmës mjekësore, ata janë arrestuar nga autoritetet.
Me vendim të prokurorit të shtetit, ata janë dërguar në mbajtje, ndërsa rasti është referuar në Prokurori për veprime të mëtejshme.
