FOTO/ Miku në "arrest shtëpie" i Veliajt, Elman Abule në GJKKO bashkë me bashkëshorten! Burgjet i përgjigjen SPAK-ut
Nga Edison Vatnikaj Përditësimi i fundit 27 Prill 2026, 12:35
Ka nisur në ambientet e GJKKO gjyqi i dosjes “Veliaj”, ndaj kryebashkiakut të Tiranës dhe një sërë personash të tjerë.
Raportohet se në GJKKO është paraqitur biznesmeni Elman Abule, i cili është shoqëruar nga bashkëshortja.
Kujtojmë se Abule është lënë në masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’.
Drejtoria e Burgjeve njofton gjykatën se: “Veliaj thotë nuk dua të paraqitem në seancë, dua të përfaqësohem nga avokati”.
Po ashtu, Drejtoria e Burgjeve i ktheu dhe përgjigje SPAK-ut për seancën e kaluar se pse nuk ishte lajmëruar Erion Veliaj për seancë.
Gazetari Edison Vatnikaj thekson se në kthim përgjigje thuhet se “ka qenë gabim njerëzor në administrimin e kërkesës”.
