SPAK I PASHQETËSUAR NGA POLITIKA! Braho: Shqetësim mënyra si i shikon krimi i organizuar deklaratat e politikanëve

SPAK nuk ndihet i shqetësuar nga deklaratat e partive, por nga mënyra se si i përkthejnë këto qëndrime organizatat kriminale. Drejtuesi i prokurorisë së posaçme Klodian Braho në raportimin e parë në KLP theksoi se qëndrimet politike mund të shihen me shqetësim vetëm nëse do të përkthehen në ndryshime lijore. Megjithatë rregullime në Kuvend ai kërkoi sa i përket dosjeve kur akuza për korrupsion dhe tendera është për 50 mijë lekë duke kërkuar që hetimet në këto raste ti kalojnë prokurorive të rretheve. Rregullime ai propozoi dhe për administrimin e kriptovalutave, por dhe procedurës së zbërthimit të celularëve të sekuestruar. Këtë vit 20 prokurorëve të SPAK i bashkohen dhe 40 oficerë të rinj të BKH

Kreu i SPAK ka dalë për herë të parë pas marrjes së detyrës në raportim para KLP. Ndërsa tha se janë 110 të arrestuar për korrupsion në 2025 dhe 45 milionë euro të sekuestruara dhe konfiskuara Klodian Braho u përball dhe me përgjigjet e pyetjeve.

Gjatë vitit të shkuar por dhe në këto muaj të parë të 2026 Prokuroria e Posaçme u përball me kritika dhe qëndrime të ashpra prej politikës.

Por për kryeprokurorin deri në këto moment janë vetëm retorikë.

Qëndrimet politike sipas Brahos përkthehen në shqetësim kur reagon krimi i organizuar por dhe nga nismat në Kuvend.

Megjithatë një kërkesë për rishikim të ligjit ka vetëm në një pikë mbi prokurimet dhe korrupsionin.

Ashtu si dhe paraardhësi i tij në detyrë Altin dumani, Braho thekson vështirësitë që do krijohen kur prokurorëve aktual ti mbarojë mandate.

Braho theksoi të rëndësishëm rregullimin ligjor të administrimit të kriptovalutave që tashmë kanë arritur në një shumë të konsiderueshme.

Ndryshim në procedurën hetimore ka pasur në rastin e zbërthimit të celularëve ku dhe janë zbuluar prova të rëndësishme në dosjet e mëparshme.

Sa i përket ngarkesës së Prokurorëve, Braho shtoi se nuk ka nevojë për shtim të tyre, por janë 40 efektivë të BKH të rinj që do të marrin detyrën dhe 20 OPGJ të policisë që tashmë do të përbëjnë një ndihmë të konsiderueshme