FOTO+VIDEO/ Nis gjyqi në themel në GJKKO! Meta fjalim nga kabina e xhamit në sallë
Ka nisur sot gjyqi në themel në GJKKO, presidenti i Partisë së Lirisë ka mbërritur në ambiente te Gjykatës së Posaçme, ku ka përshëndetur deputetë dhe mbështetës të tij.

Ai teksa përshëndeti me dy gishta simbol i demokratëve bëri dhe simbolin e shqiponjës, duke shtuar se; Shqipëria është e shqiptarëve’.
Ndërsa me t'u futur në sallë Meta ka mbajtur një fjalim që nga gjestikulacionet duket i fortë nga ana e ish-Presidentit të arrestuar që prej tetorit të vitit 2024.
Meta është nën hetim për veprat penale të korrupsionit, pastrimit të parave dhe mosdeklarimit të pasurisë, të njëjtat akuza për të cilat është arrestuar edhe ish-bashkëshortja, Kryemadhi.
Kujtojmë se Meta ka kërkuar që seanca e parë në themel në lidhje me hetimet e dosjes CEZ-DIA të jetë e hapur për mediat dhe të transmetohet live.
Të pandehur për çështjen CEZ-DIA janë edhe tre persona të tjerë, Fatime Kryemadhi, Ema Çoku dhe Pirro Xhixho.
Në pamjet e para nga gjykata, Ilir Meta ka përshëndetur të pranishmit me simbolin e dy gishtave, si dhe është shprehur se ‘Shqipëria është e shqiptarëve’.
Në pamjet e siguruara para nisjes se seances, shihen teksa hyjnë në GJKKO, politikanet Petrit Vasili, Tedi Blushi apo dhe Bujar Leskaj.
