Balliu: Dega 16 mbyll me sukses zgjedhjet, PD forca e vetme politike ku vendimet merren me votë

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka përshëndetur përfundimin e procesit zgjedhor në Degën 16.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, ai uroi kandidaten Luljeta Karamuça dhe fituesin Eduard Rexha për garën dinjitoze, ndërsa falënderoi anëtarët për pjesëmarrjen.
Balliu theksoi se PD mbetet forca e vetme politike në vend ku vendimet merren me votë.

Reagimi i plotë:

Dega 16 mbylli me sukses procesin zgjedhor për kryetarin e degës.

Dua të uroj të dy kandidatët, zonjën Luljeta Karamuca dhe fituesin e garës, zotin Eduard Rexha, për garën dinjitoze dhe kontributin e tyre.

Një falënderim i veçantë shkon për të gjithë anëtarët e Partisë Demokratike për pjesëmarrjen dhe angazhimin në këtë proces zgjedhor.

Partia Demokratike mbetet e vetmja forcë politike në Shqipëri ku vendimet merren me votë