FOTO/ Cila është arsyeja që Klotilda Bushka, e pandehur në çështjen “Veliaj”, u takua në dhjetor me anëtarin e Gjykatës së Lartë (EMRI)

Si duket pengimi apo ndikimi i drejtësise nuk janë vese që hiqen kollaj. Madje as kur merresh zyrtarisht e pandehur pikërisht për këto punë.

“Ora” ka sjellë në vëmendje që në krye të herës lidhjet e paligjshme, korruptive, me sandale veshur apo zhveshur madje, të ish-deputetes socialiste Klotilda Bushka (Ferhati) me Ajola Xoxën dhe Erion Veliajn.

FOTO/ Cila është arsyeja që Klotilda Bushka, e pandehur në

Ish-deputetja ishte “koka ligjore” e aferave të Veliajt e rehatohej ne zyrat e Xoxës si të ishin një zyrë e dytë për të. E ashtu ka qenë. Por saga e tentativave të Bushkës për të ndihmuar Veliajn, Xoxën e sigurisht, edhe veten, vijon.

Ish-deputetja socialiste, Klotilda Bushka është marrë prej kohësh e pandehur nga SPAK lidhur me dosjen hetimore ndaj Erion Veliajt dhe bashkëshortes së tij.

Prokurorët e akuzojnë Bushkën se ka penguar hetimet dhe nxjerrjen e të vërtetës.

Nga përgjimet është zbuluar se Bushka ka komunikuar me të afërmen e saj, që punonte në fondacionin e Ajola Xoxës, duke e orientuar se si t’i shmangej pyetjeve gjatë seancave pyetësore në SPAK.

Sot, kur masa e Erion Veliajt gjendet e rekursuar në Gjykatë të Lartë, e madje për të po kërkohet edhe një ndryshim praktike gjyqësore, “Ora” ju sjell në vëmendje një skandal të ri, me pamje vizuale, foto, për një takim të zhvilluar mes Klotilda Bushkës dhe një anëtari të Gjykatës së Lartë, z. Ervin Pupe.

Cila është arsyeja që Klotilda Bushka, e pandehur në çështjen kundër Erion Veliaj takohet (në 12 dhjetor 2025) me një anëtar të Gjykatës së Lartë?

FOTO/ Cila është arsyeja që Klotilda Bushka, e pandehur në

Është tashmë fakt se të gjithë anëtarët e Gjykatës së Lartë do të jenë pjesë e vendimmarrjes së Kolegjeve të Bashkuara, për rastet e masave të sigurimit “Arrest në burg”, përfshi z. Ervin Pupe, pavarësisht se cilit kolegj ai i përket.

Kolegjet e Bashkuara, me z. Pupe brenda, do të mblidhen për të vendosur për rekurset e Erion Veliajt, e mos më tej.

Si duket, kur pengimi i drejtësisë është ves, e madje dhe akuzë nga SPAK, ndikimi i paligjshëm ndaj drejtësisë mbetet mënyra e vetme e shpëtimit.

E znj. Bushka, sandalet edhe i heq në zyrat e Veliajt e Xoxës, por dorë nga manipulimi i drejtësisë, nuk heq dot kurrë!