Sokol Sadushi dhe skenarët e pastër në favor të Erion Veliajt

Plot 17 ditë më parë, më 9 prill, në orën 09:30, Kolegjet e Bashkuara u mblodhën në një seancë gjyqësore për të shqyrtuar një akt të marrë nga Kreu i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi.

Bëhet fjalë për një akt që i shërben drejtpërdrejtë kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndodhet prej rreth 14 muajsh në qelitë e burgut të Durrësit, me 13 akuza për 5 vepra të rënda penale.

Në fakt, shqyrtimi i bërë në atë seancë, nuk ishte gjë tjetër veçse një skenar i pastër me qëllime politike.

CNA e ka raportuar javë pas javë këtë skemë të turpshme, në të cilën është bërë pjesë vetë Kreu i Gjykatës së Lartë, si një mjet për nxjerrjen nga burgu të kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj dhe për t’i dhënë atij një një masë më të lehtë sigurie.

I pavetinguari Sokol Sadushi nxorri një vendim të ndërmjetëm, duke e ushtruar këtë detyrë për herë të parë, për nisjen e procedurës për ndryshimin e pjesshëm të praktikës së njësuar të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë të vitit 2011, mbi masat e sigurimit personal.

Jo vetëm kaq, por Sokol Sadushi, që njihet si një mbështetës i fortë dhe mik i ngushtë i Mero Bazes, gazetarit të familjes së Erion Veliajt, duket se pret një “shpërblim” nga ky proces.

Pak ditë më parë, CNA raportoi përmes disa burimeve ekskluzive se një skemë e qartë shkon deri te një pazar për postin e Presidentit të Republikës.

I njohur si një jurist që doli nga dritarja dhe hyri nga dera e sistemit të drejtësisë, Sokol Sadushi kërkon të rrëzojë vendimet penale, vetëm e vetëm për të favorizuar një vendim që do t’i shërbejë kryebashkiakut të lidhur me skandale e akuza, që vijon të përdorë teknikalitete, procedura dhe skenarë për të mos u përballur me të vërtetën para ligjit dhe për t’i shpëtuar drejtësisë./CNA