Eksportet e mineraleve dhe lëndëve djegëse 7.5 miliardë lekë në mars

Eksportet e grupit të mineraleve dhe lëndëve djegëse shënuan një rritje prej 5 pikë përqindje, gjatë muajit mars të këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Në vlerë, ato arritën 7.5 miliardë lekë, kundrejt 6 miliardë lekëve të regjistruara në muajin mars të vitit 2025.

Sipas të dhënave të fundit nga Instituti i Statistikave, sasia më e madhe e eksporteve të këtij grupi ka pasur si destinacion Kosovën.

Eksportet e mineraleve dhe lëndëve djegëse drejt Kosovës gjatë marsit arritën në 5.5 miliardë lekë.

Megjithatë, edhe pse Shqipëria është një vend i pasur me minerale, vlera e shtuar që krijohet nga këto eksportet mbetet e ulët.

Kjo ndodh për shkak se nuk kemi ende një ekonomi në cikël të mbyllur, ku mineralet nxirren, përpunohen dhe pastaj eksportohen.