Qeveria i transferon Gjendjen Civile, banorët e Cakranit në protestë: Vendim i palogjikshëm...
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Prill 2026, 16:26
Dhjetëra banorë të njësisë administrative Cakran kundërshtuan zhvendosjen e disa shërbimeve drejt njësisë së Levanit.
Theksojnë se me këtë vendim u krijohen vështirësi në jetën e përditshme ku më të prekurit janë të moshuarit, të cilët e kanë të pamundur të udhëtojnë rreth 27 kilometra
Banorët theksojnë se Cakrani është një zonë me histori dhe identitet të fortë, e përbërë nga 13 fshatra dhe me rreth 17 mijë banorë.
Banorët paralajmërojnë se do të vijojnë reagimet e tyre nëse institucionet nuk marrin masa për të adresuar këtë problem.
