Rexhep Qosja ndërroi jetë/ Politika, mesazhe ngushëllimi: Lamtumirë shqiptar i mirë
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për ndarjen nga jeta të akademikut Rexhep Qosja. Me anë të një postimi në Facebook, Rama i ka shprehur ngushëllime familjarëve dhe të afërmve të Qoses.
Postimi i Plotë:
"LAMTUMIRË SHQIPTAR I MIRË Ngushëllime vëllazërore familjes, të afërmve e miqve të Profesor Rexhep Qoses"
Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi ka reaguar ps ndarjes nga jetë të akademikut Rexhep Qosja.
Në një postim në Facebook, Peleshi shkroi : “Sot ndoshta mendja më prodhimtare ndër shqiptarë, ndaloi së menduari.”
Postimi i plotë i Niko Peleshit:
"Sot ndoshta mendja më prodhimtare ndër shqiptarë, ndaloi së menduari.
I dhimbshëm lajmi për ndarjen fizike nga jeta të Rexhep Qoses. Një intelektual i përmasave mbarëkombëtare e përtejkombëtare, atdhetar i pashoq dhe shkrimtar i pakohë.
I paharruar qofsh përgjithmonë profesor Rexhep Qosja!"
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, reagoi për ndarjen nga jeta të akademikut Rexhep Qosja, duke e cilësuar humbjen si një tjetër boshllëk në “Panteonin” e figurave të mëdha të kulturës shqiptare.
Në reagimin e tij, Kreu i Shtetit merr si referencë edhe veprën “Panteoni i rralluar”, duke e lidhur largimin e Qoses me zgjerimin e boshllëkut dhe mungesën e figurave të këtij niveli në jetën kulturore dhe intelektuale shqiptare.
“Një akademik i rrallë iku nga Panteoni…
Rexhep Qosja ishte një nga mendjet më të bukura të kulturës dhe mendimit shqiptar.
Ngushëllimet më të sinqerta familjes së tij, të afërmve dhe miqve.
Pusho në paqe, Profesor!”, shprehet Begaj.
