VIDEO/ Balliu ironizon në Kuvend: Socialistët filluan të hapnin një “Go Fund Me” për Mirlinda Karçanajn se ishte e pastrehë
Deputeti demokrat Klevis Balliu nga foltorja e Kuvendit kërkoi që në sallë të ishte kryeministri Edi Rama për të shpjeguar situatën e krijuar pas aksionit të fundit të Prokurorisë së Posaçme, i cili vendosi sekuestrimin në vlerën e rreth 40 milionë eurove pasuri të pjesëtarëve të grupit të strukturuar kriminal të AKSHI-t të kryesuar nga ish-drejtuesja Mirlinda Karçanaj.
DEKLARATA E BALLIUT
Do të ishte e udhës që kryeministri ishte ministria. që kryeministri sot ishte këtu, pasi është i vetmi kryeministër në botë i kapur në flagrancë, në mashtrim, kur vetë ka deklaruar se drejtoresha e AKSH-it është një njeri që s'ka as shtëpi, as makinë, aq keq ishte puna sa disa socialistë filluan të hapnin një faqe Go Fund Me për Mirlinda Karçanaj.
Tani Mirlinda Karçanaj na del me apartamente në zona ku shkon 5.000 euro metri katror. Nga ana tjetër, vjedhjet dhe abuzimet e asaj që vetë Edi Rama ishte krenar si institucion dhe e ka thënë publikisht pas nisjes së hetimeve për AKSH-in, tha është institucioni më i mirë që ka punuar më mirë se kudo herë tjetër, ai institucion ka prodhuar sheikun e parë në Shqipëri, Ergyus Agasin, i cili kishte nga një pyll në çdo qytet të Shqipërisë dhe në çdo pyll kishte nga një vilë.
Për mos thënë pastaj për dhjetëra e dhjetëra llogari bankare miliona euroshe. Por kur këta skllevër të Edi Ramës kishin qindra miliona euro dhe kishin gjithë këto pasuri të paluajtshme. Sa pasuri ka shefi i tyre, Edi Rama?
Përsa i përket Europës dhe gjuhës për Shqipërinë, ka vetëm një parti këtu që e mbron Shqipërinë. Se të denoncosh krimin dhe të luftosh krimin, nuk do të thotë të luftosh Shqipërinë. Do të thotë të luftosh qeverinë e krimit.
Pikërisht me këto denoncime janë arritur disa hapa, disa nga ata mafiozë dhe kriminelë që ju i bëtë investitorë strategjikë që sot janë në burg, falë denoncimeve të kësaj opozite. Dhe sot kryeministri duhet të ishte këtu dhe të na tregonte se si i mbrojti dhe pse i mbrojti publikisht edhe pas hetimit edhe Mirlinda Karçanajn edhe Ergyus Agasin.
Dhe sot kjo duhet të jetë temë diskutimi. Por ai fshihet. Kurse ju që flisni për Europën, shpresoj shumë mos të shtohen ato kushtet. Por të gjitha gjasat janë që të shtohen kushtet dhe ka vetëm një fajtor për shtim kushtesh dhe nuk është Shqipëria.
Nuk janë qytetarët shqiptarë, por është kjo qeveri që shtohen kushtet sepse duhet të mbroni këta kriminelë dhe mafiozë.
Duhet të mbroni këta që janë pasuruar si askush tjetër në kurriz të qytetarëve me prokurime dhe me tendera të pafundme në institucionet që drejtoni ju. Jeni ju ata që i shtoni kushtet, jeni ju ata që bllokoni integrimin. Integrimi i Shqipërisë në BE ka vetëm një shpresë dhe ajo është largimi juaj.
LIVE/ Kuvendi në Seancë Plenare

